Projekt nga

Mes natyrës.

Pozicionimi mes natyrës dhe vendosja e godinave në harmoni të plotë me dinamikën e terrenit garanton një jetesë të shëndetshme në secilën pjesë të rezidencës. Qellimi është një rezidencë e shkëputur nga kaosi i qytetit por që garanton gjithsesi momente urbane interesante për shkak të elementëve komunitar që i japin asaj formën e nje mini qyteze elitare.

Gjelbërimi është trajtuar me pemë të larta dhe me varietete të ndryshme midis haloreve dhe gjetherënësve duke krijuar dinamikë ngjyrash si dhe të panoramës vizuale në periudha të ndryshme të vitit.

Zonat rekreacionale të rezidencës janë vlerë e shtuar e paçmueshme për komunitetin. Falë hapësirave të mëdha për qendrim shplodhës në natyrë, vrapim, lëvizje me biçikletë dhe fushava sportive, banorët mund të përjetojnë një eksperiencë banimi unike në Tiranë.

Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë.

Sipërfaqja e rezidencës

50,000 M2

Koeficient shfrytëzimi

Vetëm 18%

Zgjidhje për çdo nevojë

Apartamente & Vila

Shërbime të Garantuara

Farmaci, Kopësht
Market, etj

Zgjidhje per automjetet

Parkim
nëntokësor

Pozicionimi

E kufizuar nga autostrada Tiranë-Elbasan, "Tulipan Residence" shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë. Duke qenë se tipologjia e objekteve do të jetë banim, aksesi me pikat kryesore të qytetit mbetet një prej prioriteteve më të rëndësishme. Për më pak se 5 minuta jeni në akset më të rëndësishme rrugore, qëndrave tregtare, 3 liqeneve dhe 1 parku.

ME PAK SE 5 MINUTA AFER
  • 3 LIQENEVE
    DHE 1 PARKU

  • AKSEVE ME TE
    RENDESISHME
    RRUGORE

  • QENDRAVE
    TREGTARE

Gjelbërimi

Nisur nga vetë emri, gjelbërimi është kryefjala e rezidencës. E rrethuar nga pemë të larta të varieteteve të ndryshme, çdo stinë shijon ndryshe brenda asaj zone banimi e rekreacioni. Është vështirë të gjeni një hapësirë me ajër më të pastër pa u larguar plotësisht nga qyteti. Çfarë e bën ndryshe Tulipan Residence nga komplekset e tjera të banimit është raporti fare i ulët i hapësirës së rezervuar për ndërtim. Mbi 80% e projektit i rezervohet natyrës dhe zonave komunitare per rekreacion.

Teknologjia

Energjinë e Tulipan Residence do ta ndjeni sapo të shkelni brenda kompleksit. Arkitektët kanë zgjedhur t'i qëndrojnë besnikë ngjyrave të natyrës dhe gjelbërimit duke ruajtur kështu një linjë të pastër dhe elegante në ndërtimin e godinave. Ngjyra e bardhë dhe terrakota, kombinuar në mënyrë sa minimaliste aq edhe funksionale i bëjnë vilat dhe godinat e rezidencës të mos ngjajnë me asgjë që keni parë deri më tani. Brenda kompleksit rezidencial ka gjithçka që ju duhet në përditshmërinë tuaj, duke filluar nga marketet e deri tek palestrat fare pranë. Eshtë një qytezë brenda qytetit i rrethuar me elementë urbanë që e bëjnë sa moderne aq edhe njësh me natyrën.

Investitori

Investitori i projektit është Bolv Group. I krijuar që në 2003, Bolv Group, me fokusin fillestar tek shitja e produkteve të naftës dhe krijimit të të një sërë karburantesh që ofronin këtë shërbim, pas 27 vitesh eksperiencë të suksesshme zotëron 6 kompani lider në treg. Sot, Bolv Group, si njohës i mirë i burimeve natyrore, lokacioneve dhe jo vetëm, investon në ato që do të jenë banesat e së ardhshmes. Drejt një stili jete pranë natyrës, të thjeshtë dhe avangard në të njëjtën kohë, por gjithmonë në funksion të njerëzve dhe jetës së mirë me standarde bashkëkohore.

Ambjente Rekreative

Tulipan Residence nuk përfundon me godinat, gjelbërimin dhe facilitetet e tjera të nevojshme. Në thelb të këtij kompleksi qëndron stili i shëndetshëm i jetës, prandaj vlera e shtuar janë ambjentet sportive e rekreative rreth e qark. Dy fusha tenisi dhe një fushë basketbolli për të gjithë banorët e vilave, duke e shndërruar kompleksin në një komunitet social ku jetohet mirë e shëndetshëm! Përgjate gjithë perimetrit të rezidencës mund të gjeni ambjente për ecje në natyrë, vrap ose xhiro me biçikletë.

Apartamente

Kliko për planimetritë 3D

Vila Elitare

Kliko për planimetritë 3D

Progresi

21 Janar 2022
21 Janar 2022
21 Janar 2022
21 Janar 2022

Lër një takim për informacion

Ambjentet sportive jane nje vlere e shtuar per komoditetin e banoreve te kompleksit. Ne kompleks jane parashikuar 2 fusha tenisi dhe nje fushe basketbolli te cilat stimulojne banoret per tu marre me aktivitet.

  • Bolv Group Tulipan Residence
  • Rr.Elbasanit, Sauk, 1044, Tirana, Albania
  • Zyra e Shitjeve 09:00 - 18:00
  • 069 203 5558 069 203 5559